SPORT, 18 Dhjetor 2022, 16:43

LIVE ARGJENTINË-FRANCË 2-0/ Di Maria dyfishon shifrat pas një aksioni model

LIVE ARGJENTINË-FRANCË 2-0/ Di Maria dyfishon shifrat pas një

Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.

Në minutën e 21-te akordohet penallti për Argjentinë. Di Maria nga e majta shmang Dembele dhe pas një kontakti rrëzohet në zonë. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

Lionel Mesi kaloi në avantazh Argjetinën, duke realizuar me penallti në minutën e 23-të. Argjentinë-Francë 1-0. Goli i tij i gjashtë në "Katar 2022" dhe i 12-ti në total në kampionatet e botërore.

Në minutën e 36-të, kundërsulm vdekjeprurës i argjentinasve të cilët gjejnë të zbuluar prapavijën e francezëve dhe me Di Marian ia dalin të mposhtin përsëri Loris. 2-0.