SPORT, 15 Tetor 2022, 10:18

Bonuçi letër tifozëve të Juventusit: Janë tri pikë thelbësore në derbi ndaj Torinos

Bonuçi letër tifozëve të Juventusit: Janë tri

Në derbin e Torinos, Leonardo Bonuçi ka shansin të nisë të 400-ën ndeshje si titullar.

Në vigjilje të kësaj ndeshjeje, kapiteni i Juventusit, me miratimin e klubit, i ka drejtuar një letër nëpërmjet së përditshmes “La Repubblicca” gjithë tifozëve bardhezinj, si një mënyrë për të kërkuar edhe mbështetjen e tyre.

“Kjo është një periudhë e veçantë, për ne, për tifozët dhe me gjithë rëndësinë që derbi si sfidë mbart në vetvete, besojmë dhe shpresojmë se vjen në momentin e duhur.

Edhe në sezone të tjera fitorja në derbi ka qenë shpesh vijë ndarës midis periudhave, por këtë herë luftojmë për tri pikë me rëndësi thelbësore”, ishin disa prej fjalëve të Bonuçit.