TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse lojtarët e Brazilit e kanë mbyllur me lot pjesëmarrjen në këtë Botëror duke dalë me penallti përballë Kroacisë, nga ana tjetër kishte festë të ballkanasve në fushën e lojës. Lojtarët kanë mbledhur aty edhe familjarët e tyre, duke kërkuar që të përjetojnë momente të paharrueshme pas një suksesi historik.
Por në mes të kësaj feste, ka rënë në sy një veprim i veçantë i Leos, djalit të Ivan Perisiç. Ai është shkëputur nga pjesa tjetër e delegacionit kroat në fushën e lojës dhe ka vrapuar drejt Nejmar i cili ishte i dëshpëruar në mes të fushës, përkrah Dani Alvesh.
Djaloshi ka përshëndetur dhe ka përqafuar yllin brazilian, për t’u kthyer më pas të festonte me babain e tij arritjen për të dytin edicion radhazi mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Botës. Pamjet e këtij takimi kanë bërë xhiron e rrjetit për këtë gjest domethënës të djaloshit.