SPORT, 9 Dhjetor 2022, 09:45

Dëmtime me peshë te surpriza e Superiores, dy titullarë bëjnë me dhimbje koke Kapllanin para Partizanit

Dëmtime me peshë te surpriza e Superiores, dy titullarë

Erzeni vijon stërvitjen intensive në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, që do të luhet këtë të diel në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në orën 15:45. Mirëpo, para kësaj sfide të rëndësishme, stafi teknik ka marrë një lajm të keq, pasi dy prej titullarëve me shumë mundësi e kanë humbur duelin me Partizanin.

Kapiteni Gëzim Krasniqi ka pësuar një goditje në gju pak ditë më parë dhe po kryen testet e fundit mjekësore për të mësuar nëse do të jetë i gatshëm ndaj Partizanit. Kjo do të ishte një humbje e madhe për shijakasit, pasi kapiteni Krasniqi numëron 12 ndeshje të plota dhe është një nga faktorët kyç të kësaj ecurie. Mirëpo, një tjetër dëmtim që ka shqetësuar stafin është ai i sulmuesit Ilirid Ademi. Në miqësoren e fundit ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë, lojtari nga Gostivari u dëmtua në pjesën e parë dhe mësohet se mjekët i kanë rekomanduar një pushim 7 deri në 10 ditë. A

demi humbet sfidën me Partizanin në momentin e tij më të mirë, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Teutës u bë protagonist me dy asiste. Mungesa më e madhe gjithsesi janë tifozët, që numërojnë ndeshjen e dytëtë dënimit. Megjithatë, në Shijak besojnë në një mrekulli të dytë ndaj “demave”.

STËRVITJA – Ndryshe nga mëparë, ku stërvitjet zhvilloheshinnë stadiumin “Tofik Jashari” tëqytetit të Shijakut, tashmëskuadra është spostuar në kompleksin “Olympic Park” në Durrës, që është me bar sintetik. Kjozhvendosje është bërë për shkakse fusha e “Tofik Jasharit” ështërënduar shumë pas reshjeve tëshumta të javëve të kaluara.

Kjo e ka vështirësuar edhe më shumëterrenin në Shijak, i cili pritet t’inënshtrohet së shpejti rinovimit. Plani i klubit është që të rikonstruktohet i gjithë stadiumi, përt’iu kthyer tifozëve shijakas mundësinë për ta ndjekur ekipin e tyre të zemrës në qytetin e lindjes. Më së shumti stërvitja është fokusuar në aspektin taktik, por pa lënë mënjanë edhe atë fizik. Trajneri Xhevahir Kapllani dhe ndihmësi i tij, Alfred Deliallisi,po mundohen të ruajnë gjendjen më optimale të lojtarëve të tyre.