SPORT, 9 Dhjetor 2022, 19:50

Brazili humbet edhe kapitenin, Tiago Silva e pranon: Fatkeqësisht, nuk ia dola ta ngre atë kupë

Brazili humbet edhe kapitenin, Tiago Silva e pranon: Fatkeqësisht, nuk ia

Kapiteni 38-vjeçar i Brazilit, Tiago Silva, paralajmëroi largimin nga Kombëtarja pas zhgënjimit në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.

“Është e vështirë të kesh fjalë tani. Unë kam marrë tashmë disa vendime në jetën time, jo vetëm në kombëtare, por personalisht.

Kur humbasim diçka të rëndësishme, që synojmë, dhemb shumë. Le të përpiqemi të ngremë kokën dhe të ecim përpara, nuk ka alternativë tjetër. Unë jam një djalë që ngrihej sa herë që rrëzohej.

Fatkeqësisht, si lojtar, nuk do ta ngre atë kupë. Kush e di më vonë me një funksion tjetër”, tha Tiago Silva.