SPORT, 9 Dhjetor 2022, 14:03

Cikalleshi në formë, bomberi kavajas gjen sërish golin në Arabi

Cikalleshi në formë, bomberi kavajas gjen sërish golin në

Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish në miqësoren e Al Khalej në Arabi, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon para rifillimit të kampionatit.

Në testin e djeshëm ndaj një skuadre aziatike, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar në pjesën e dytë pas një goditjeje të bukur nga afërsia e zonës. Ndeshja është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa ky ishte si test gjeneral për skuadrën e Cikalleshit në prag të rifillimit të kampionatit.

Më 15 dhjetor Al Khalej pret në shtëpi Al Feiha dhe sytë e skuadrës arabe janë nga shqiptari, që vjen pas gjashtë golave në miqësoret e deritanishme. Sulmuesi kuqezi është huazuar në Arabi nga klubi turk, Koniaspor, deri në fund të këtij sezoni.

Cikalleshi në formë, bomberi kavajas gjen sërish golin në