TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brazili është zyrtarisht pa trajner, Ashtu siç kishte deklaruar prej shumë kohësh, Tite nuk do të jetë më në drejtimin e “seleçaos” pas eliminimit nga Botërori. Trajneri e ka konfirmuar këtë vendim në konferencën për shtyp pas sfidës së humbur me penallti përballë Kroacisë.
“Ishte humbje e dhimbshme, por largohem në paqe me veten time. Ky është fundi i një cikli. E kisha thënë këtë mbi një vit e gjysmë më parë, nuk jam një njeri që ndryshsoj fjalët. Nuk po luaja për të fituar dhe më pas të bëja dramë për të qëndruar, kushdo që më njeh e di.
Cikli ka mbaruar, siç thashë më herët, e kam thënë tashmë më shumë se një vit e gjysmë më parë. Ishte një proces. Kupa e mëparshme ishte një proces rikuperimi i formimit të ekipit dhe tani ka pasur një sekuencë të tërë. Performanca mbi të cilat të bëni vlerësimin, tani është e dukshme.
Koha mund të përgjigjet më mirë për atë që kam lënë. Dhimbja, sado njerëzore, koherente, apo e ndërgjegjshme të jetë, emocionet janë të prekshme. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj të gjithë punën e kryer. Me kalimin e kohës do ta bëni këtë vlerësim. Nuk e kam këtë aftësi tani pas një eliminimi”, tha trajneri i cili mbyll karrierën e tij me “seleçaon”.