SPORT, 21 Gusht 2022, 12:40

VIDEO/ Kamara Usman bie në tapet, Leon Edwards kampioni i ri në UFC

VIDEO/ Kamara Usman bie në tapet, Leon Edwards kampioni i ri në UFC

Leon Edwards është kampioni i ri i botës në peshën e lehtë, pasi mposhti në UFC 278 kampionin Kamaru Usman i cili nuk kishte asnjë humbje deri më tani.

Dy luftëtarët ishin përballur mes tyre para 7 vitesh dhe Usman atëherë kishte fituar. Edwards u hakmor dhe tani është ai kampioni.

Dueli u mbyll pas pesë raundesh, kur Edwards i dha një goditje të fortë në kokë me shkelm Usman, i cili mbeti i shtrirë dhe nuk mund të vazhdonte më.