TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mauro Ikardi e ka nisur si protagonist absolut aventurën e tij në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi argjentinas u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 62-të, ndërsa në minutën e 89 është bërë protagonist i një konflikti me lojtarët kundërshtarë. Portieri i Koniasporit, Sehiç, kontrolloi një top në zonë dhe më pas niset para me shpejtësi për të nxjerrë shokët e ekipit në kundërsulm. Në këtë moment ai u pengua nga Torreira dhe u rrëzua në tokë.
Portieri i Koniasporit, menjëherë ngrihet dhe shkon të konfrontohet fizikisht me kundërshtarin. Gjesti i tij ka “tërbuar“ Ikardin, që ka shtyrë Sehiçin dhe ka nisur kështu një sherr masiv në fushën e lojës. Argjentinasin e lënë nervat, teksa shihet duke shkëmbyer fjalë me tone të larta me rivalët dhe duke kërkuar përplasjen fizike me ta. Gjyqtari më pas u ka treguar kartonin e verdhë të dyve, por për portierin e Koniasporit ky do të ishte i dyti në këtë ndeshje, duke u detyruar të lërë lojën më herët.
Skuadra e Endri Çekiçit, i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, teksa në minutat në vijim portën e mbrojti një lojtar, i cili u sajua si portier. Më konkretisht ishte qendërmbrojtësi Demirbag, ai që veshi dorezat e portierit për afro 10 minutat në vazhdim.
Konyaspor GK Sehic attacked to Icardi, Torreira, Boey and sent off.
— Kaan-Turkish Football???????? (@Kaan_turk_footy) September 16, 2022
Centre Back Adil Demirbağ is the GK right now. pic.twitter.com/0Ofhfpmogl