TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mario Baloteli ishte protagonist në ndeshjen e kampionatit turk mes Goztepe dhe Adana Demirspor, aty ku edhe aktivizohet italiani. Sulmuesi ishte autori i një supergoli nga distanca, teksa predha e tij ishte e pamundur të shpëtohej nga portieri i kundërshtarëve.
Megjithatë, i vetmi peng për 31-vjeçarin mund të jetë fakti se goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar tre pikët e plota Adanës, teksa ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Gjithsesi, duket se SuperMario ka gjetur veten në elitën turke dhe në këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje.
Synimi i Balotelit është të jetë në një formë të mirë për muajin mars të vitit të ardhshëm teksa pretendon grumbullimin me kombëtaren axurre në sfidat e Play-Off për Botërorin e Katar 2022.