SPORT, 26 Dhjetor 2021, 15:43

11 mijë km për të parë skuadrën e zemrës, por Covid i prish festën

11 mijë km për të parë skuadrën e zemrës, por

Nga dashuria për skuadrën e zemrës mund të bësh 11 mijë kilometra, ndoshta edhe më shumë, por historia e 10-vjeçarit Kaito Jones nuk ka patur një fund të bukur.

Djaloshi që është një tifoz i Aston Vilës është nisur nga Singapori bashkë me nënën e tij, që të shohë skuadrën e tij të zemrës live në fushën e blertë, por në mes të kësaj ëndrre të bukur u fut covid.

Ndeshja e Premier League mes skuadrës së Gerrard dhe Bërnlej u shty për shkak të rasteve të shumta me coronavirus dhe djaloshi Kaito nuk mundi që të shikonte në stadium idhujt e tij.

Tifozi i vogël u detyrua që të kënaqet me dy fanella dhe një shall të skuadrës, do të jenë këto kujtimet e vetme nga aventura në tokën angleze.