SPORT, 3 Gusht 2024, 15:33

Vetëm 3 ditë pushim për të kuqtë, Partizani javën e ardhshme i rikthehet stërvitjes

Vetëm 3 ditë pushim për të kuqtë, Partizani javën

Partizani mbylli ditën e enjte rrugëtimin e tij në Conference League. Të kuqtë u eliminuan në raundin e dytë të këtij turne, teksa u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 0-2 nga Iberia 1999.

Tashmë stafi i kryeqytetasve ka vendosur që ekipi të bëjë 3 ditë pushim. Një mënyrë kjo që lojtarët të qetësohen dhe të rifitojnë energjitë e shpenzuara para startit të Superiores.

Orges Shehi do të zbresë sërish skuadrën në fushë ditën e hënë, ku do të nisin saktësisht përgatitjet për Superioren. Kujtojmë se objektivi kryesorë i të kuqve është titulli kampion.