TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar dita e tetë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku vendet në renditjen e medaljeve po ndryshojnë çdo moment.
Në vendin e parë mbetet Kina me 13 medalje të arta, 8 medalje të argjendta dhe 9 medalje të bronzta, pra në total 30 medalje.
Pas tyre renditet Franca me 11 medalje të arta, 12 medalje të argjendta dhe 13 medalje të bronzta, në total 36 medalje.
Australia është e pozicionuar e treta me 11 medalje të arta, ndërsa pas tyre në pozitat katër dhe pesë renditen SHBA-të dhe Britania me nga 9 medalje të arta.
Top 10-shen e shteteve me më së shumti medalje të fituara deri më tani e mbyllin Japonia, Republika e Koresë, Italia, Holanda dhe Kanadaja.
