TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Redon Xhixha e ka nisur mirë këtë sezon në Azerbajxhan, teksa ka shënuar që në ndeshjen e javës së parë për Karabak. Skuadra kampione në fuqi e Azerbajxhanit luante në transfertë ndaj Araz.
Meqenëse ekipi luan edhe në Europë, Xhixha ishte mes titullarëve në këtë ndeshje dhe sulmuesi shqiptar ka shfrytëzuar rastin e tij, duke gjetur golin që në minutën e 6 të sfidës.
Një start i shkëlqyer për të, që mund t’i japë më shumë shtysa trajnerit të Karabak ta aktivizojë rregullisht në kampionat e pse jo, edhe në Europë nëse arrin që të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës në vijim.