TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hellas Verona ka fituar me përmbysje 4-3 kundër Venezias, ndërsa takimi tjetër Spezia-Sassuolo përfundoi në barazim 2-2. Rey Manaj ishte ai që hapi takimin, duke ndëshkuar Sassuolon në minutën e 35-të.
Gyasi shënoi më pas edhe golin e dytë, por Spezia nuk ia doli ta ruante epërsinë e dyfishtë. Raspadori realizoi dy herë dhe i mohoi fitoren skuadrës së lushnjarit.
Spektakël në Venezia, ku vendasit shënuan tre gola pa u bërë gjysmë ore lojë. Ceccaroni, Crnigoj dhe Henry ndëshkuan skuadrën e Tudor dhe pjesa e parë përfundoi 3-0.
Pjesa e dytë nisi me një autogol, pasi Henry ngatërroi portë. Më pas pati një penallti që u kthye në gol nga Caprari, kurse Venezia mbeti me një lojtar më pak pasi u ndëshkua Ceccaroni.
Simeone ishte ai që barazoi dhe shënoi golin e fitores për Hellas Verona, në një ndeshje të çmendur.