TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester City përfiton maksimalisht nga humbja e Chelseas, pasi ia del të triumfojë 1-3 në transfertën ndaj Watfordit të Claudio Ranierit dhe merr kreun e renditjes së Premier League me 35 pikë, një më shumë se Liverpool.
Serinë e golave për “Citizens” e hapi sulmuesi anglez Raheem Sterling, që shënoi me kokë në minutën e katërt, ndërsa më pas ishte fantazisti portugez Bernardo Silva, që në të 31-tën dhe 63-tën shënoi dy herë, duke vulosur suksesin.
Pep Guardiola e vlerësoi publikisht si futbollistin më të mirë të Premier League dhe Bernardo Silva i dha përgjigjen e duhur në fushë, duke shënuar dy herë ndaj Watfordit dhe duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer.
Nga ana tjetër Watfordi gjeti golin e vetëm me anë të Cucho në pjesën e dytë, që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit, që ka lënë skuadrën në vendin e 17 me vetëm 13 pikë.