SPORT, 5 Dhjetor 2021, 14:42

Gol në "frymën e fundit", Dejvi Bregu i jep tri pikët Bolusporit në Turqi

Gol në "frymën e fundit", Dejvi Bregu i jep tri pikët

Dejvi Bregu ka arritur të shënojë sërish edhe ditën e sotme me Bolusporin e tij në transfertën ndaj Umraniesporit, ku sulmuesi vlonjat i ka dhënë 3-pikëshin ekipit të tij në frymën e fundit.

Ish-sulmuesi i Teutës, Skënderbeut dhe Luftëtarit ka realizuar golin e fitores në minutën e 90+1′, në një aksion të shpejtë teksa Bregu i gjendur përballë portës ka shënuar golin e 1-2 që vlen 3 pikë për Bolusporin.

Ky ishte goli i tij i katërt në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën e Parë turke. Me këtë sukses Boluspori ngjitet në tabelën e klasifikimit në vendin e 10 në kuotën e 19 pikëve.