TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Greqia, në Zvicër dhe Danimarkë! Tre shqiptarë ishin protagonistë sot dhe dy prej tyre gjetën rrugën e rrjetës.
Faton Andoni, me penallti, shënoi golin e barazimit 1-1 kundër Atromitos, por në fund Smyrnis u mposht pasi pësoi edhe tre gola të tjerë.
Ndryshe situata për mbrojtësin Mirlind Kryeziu, titullar në fitoren 4-0 të Zurich kundër Luzern. Ekipi i shqiptarit kryeson në kampionatin zviceran.
Kryeziu sot shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, në minutën e 20-të. Në Danimarkë protagonist ishte Arbnor Muccoli. Fantazisti ka dhënë dy asistent e golave të parë, në fitoren 5-1 të Veljle BK kundër Kolding IF.