TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Shqipërisë do e ketë një finale me Letoninë në stadiumin “Air Albania”. Për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit bën punë vetëm fitorja.
Trajneri Sylvinho është detyruar nga rregullat e UEFA-s që të ketë të gatshëm 23 futbollistë, nga 25 që ka grumbulluar. Kështu, Myrto Uzuni që kishte shfaqur disa shqetësime fizike dhe Maldini Kacurri, janë lënë në tribunë.
UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën. Dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion. Kështu zgjedhja e tij është e veshtire, por ai eshte detyruar të dërgojë në tribunë Uzunin dhe Kacurrin.
Uzuni ishte zgjedhje deri diku e pritshme. Sulmuesi u stërvit dje vetëm për një pjesë të sesionit, ndërsa më pas vazhdoi i diferencuar. Shqetësimet kanë shtyrë stafin që të mos e rrezikojnë 30-vjeçarin.
Kacurri do e shoqërojë në tribunën e stadiumit kombëtar. Mbrojtësi i Arsenalit ishte edhe surpriza e madhe e Silvinjos, për këto kualifikuese. Ftesa për të u zyrtarizua pasi Adrian Bajrami vendosi të ndryshojë përfaqësuese duke kaluar te Zvicra.
19-vjeçari luajti titullar në miqësoren me Gjibraltarin duke debutuar me fitore minimale(0-1). Për Kacurrin do të mungojë mundësia në një ndeshje zyrtare.