TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajer Leverkusen ka emëruar trajnerin e ri, i cili zëvendëson Ten Hag që u shkarkua pas vetëm dy ndeshjeve zyrtare. Bëhet fjalë për Kasper Hjulmand, ish-trajner i Danimarkës.
Pasi nënshkroi kontratë me Leverkusen, ai foli për kanalet zyrtare të klubit: “Gjithmonë e kam perceptuar Bajer 04 si një klub shumë të mirëmenaxhuar, të strukturuar dhe ambicioz. Kjo përshtypje është konfirmuar ditët e fundit. Është një nder për mua që më është besuar një ekip i tillë: jam shumë i motivuar dhe dua të formësoj të ardhmen, duke ndjekur sukseset e jashtëzakonshme të së kaluarës.”
Ai ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.