SPORT, 8 Shtator 2025, 14:47

Disfata e fundit, Fernando Santos shkarkohet nga përfaqësuesja që largoi edhe De Biazin

Disfata e fundit, Fernando Santos shkarkohet nga përfaqësuesja që

Fernando Santos është shkarkuar nga Azerbajxhani. Trajneri portugez lë përfaqësuesen pas 11 ndeshjeve ku regjistroi histori të turpshme me 9 humbje dhe 2 barazime.

Disfata e fundit, 5 me 0 ndaj Islandës, nuk u kapërdi nga drejtuesit e federatës. Më parë pjesë e Azerbajxhanit ishte edhe De Biazi, i cili qëndroi për 39 ndeshje në drejtim.

Aikan Abasov ka marrë drejtimin e përfaqësueses së azerit aktualisht. Fernando Santos ndërkohë duket se do qëndrojë për disa kohë pushim, para aventurës së radhës. Eksperiencat pas Portugalisë nuk kanë rezultuar të duhurat. Kështu është shkarkuar nga Polonia dhe Beshiktashi para Azerbajxhanit.