TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj klubit polak KKS Lech Poznan, pas shfaqjes së një baneri provokues dhe politik me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.
Ky akt, i konsideruar nga UEFA si një mesazh i papërshtatshëm për një ngjarje sportive, i kushtoi klubit polak një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Përveç kësaj, Lech Poznan u ndëshkua me 30 mijë euro dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (Tribuna II), për ndezje fishekzjarrësh nga tifozët.
Klubi gjithashtu mori një gjobë prej 8 mijë eurosh për bllokimin e korridoreve publike gjatë ndeshjes.