TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e nesërme Kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Kroacisë, në ndeshjen e grupeve e vlefshme për Kampionatin Evropian të Futbollit që zhvillohet në Gjermani.
UEFA ka bërë një parashikim të mundshëm për formacionet e skuadrave.
Kështu, sipas parashikimit të UEFA në fushë kombëtarja kuqezi do të zbresë me: Strakoshën; Hysajn, Ajetin, Gjimshitin, Mitajn; Asllanin, Bajramin, Ramadanin; Laçin, Manajn dhe Asanin.
Ndërkohë formacioni i parashikuar për Koracinë është: Livaković; Stanishiç, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriç, Suçiç, Kovaçiç; Majer, Budimir, Kramariç.
Shqipëria në ndeshjen e parë humbi përballë Italisë me rezultatin 2-1, por hyri në histori për golin më të shpejtë në Europian, pasi Nedim Bajrami shënoi 23 sekonda pas startimit të ndeshjes.
Kuqezinjtë do të luajnë me Kroacinë nesër në orën 15:00.