TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylli i Anglisë në suksesin kundër Serbisë ka qenë Xhud Bellingam me golin e tij. Duke folur pas takimit, mesfushori ka nënvizuar faktin se ballkanasit kanë qenë një kockë e fortë për Anglinë.
“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, sepse Serbia ka treguar se di të luajë mjaft mirë futboll. Ka qenë një skuadër fizike, robuste. Nuk është se nuk e prisnim, por ne ndoshta duhej të kishim bërë më mirë. Sekreti i Bellingamit? Nuk ka ndonjë të veçantë. Nëse mund të quhet e veçantë është fakti se rrethohem nga miq. Nuk jam vetëm, kam njerëz të mrekullueshëm që më mbështesin”, tha ai.