SPORT, 17 Qershor 2024, 20:09

Pasues për Atanaskoskin, Partizani zgjedh mbrojtësin që u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut

Pasues për Atanaskoskin, Partizani zgjedh mbrojtësin që u shpall

Partizani është i interesuar për mbrojtësin e majtë, Vangjel Zguro sipas burimeve pranë gazetës. 31-vjeçari në sezonin e shkuar ishte titullar me Strugën, ku u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut.

Pogradecari arriti të dhurojë 6 asiste dhe të shënojë 3 gola në 31 ndeshje. Forma e mirë e sezonit të shkuar ka ngjallur pëlqimin e Partizanit, që e ka vendosur në krye të listës së zëvendësuesve të Atanaskoskit.

Në krahun e majtë të kuqtë kanë edhe një lojtar si Buxhelaj, i cili konsiderohet si një nga të rinjtë më premtues të Superiores. Opsion për këtë rol është konsideruar edhe Esin Hakaj, por klubi nuk ka lëvizur ende në këtë drejtim.