TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Davide Frattesi, u ndal në konferencën për shtyp, në prag të përballjes mes Italisë dhe Spanjës. Pyetjes së gazetarëve se si mund të mundet kjo Spanjë, ai u përgjigj: “Spanja për momentin është më lartë se sa ne. Na duhet të vuajmë shumë në fushën e lojës, nëse do të kërkojmë t’i mundim.
Më pas ai komentoi edhe faktin se Spanja për herë të parë pas 10 viteve, nuk ishte skuadra që dominoi në qarkullimin e topit.
“Rezultati ishte 3-0 për Spanjën në fund të pjesës së parë. Përse u duhej të mbanin topin? Spanja është duke aplikuar një version më modern të të luajturit futboll, ndaj edhe mënyra e tyre e lojës ka ndryshuar”, tha ai.