SPORT, 17 Qershor 2024, 09:24

Radha e Francës të zbresë në fushë, njihuni me tre ndeshjet e sotme në Euro 2024

Radha e Francës të zbresë në fushë, njihuni me tre

Sot është dita e katërt e Europianit e cila do të ketë tre ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve.

Në orën 15:00 Rumania do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e parë të Grupit E. Ndërsa e dueli i dytë i grupit do të luhet në orën 18:00 mes Belgjikës dhe Sllovakisë.

Sfida që do të mbyllë mbrëmjen është mes Austrisë dhe Francës. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për ti marrë kreun Holandës e cila dje mposhti Poloninë me shifrat 2-1.