TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fitimi i Topit të Artë nga Lionel Mesi nuk ishte i vetmi debat që u zhvillua nga ekpertët e futbollit e tifozët, por dhe renditja e përgjithshme lë shumë për të dëshiruar.
‘’Pleshti’’ triumfoi ndaj Levandovskit me një diferencë të ngushtë pikësh, vetëm 33, por gazetarët që kishin të drejtë vote ishin të pashmëshirshëm me pjesën tjetër të konkurrentëve.
Luka Modriç, triumfoi në vitin 2018 pas një sezoni fantastik me Real Madridin dhe Kroacinë, ku shkoi deri në finale të Kupës së Botës.
Por kësaj radhe, kroati duhet të thotë shprehjen ‘’rëndësi ka pjesëmarrja’’ pasi në drejtim të tij kanë shkuar zero pikë, një zgjedhje e pakuptimtë nga votuesit që nuk e kanë parë të udhës të vlerësojnë Modriç me asnjë pikë.
Po ashtu, me zero pikë e ka mbyllur renditjen dhe kapiteni i Çelsit, Çezar Aspilikueta, që bëri një sezon fantastik me Çelsin.