SPORT, 29 Nëntor 2021, 21:04

Ceremonia e "Topit të Artë"/ Talenti i Barçës fiton trofeun "Kopa", si i riu më i mirë i vitit 2021!

Ceremonia e "Topit të Artë"/ Talenti i Barçës

Një italian i dorëzon trofeun "Kopa" një spanjolli.

Fabio Cannavaro fituesi i "Topit të Artë" në vitin 2006, ishte i përzgjedhur i France Football për të dorëzuar trofeun për lojtarin e ri më të mirë të vitit 2021( pra për futbollistët nën moshën 20-vjeç), çmim që shkoi për mesfushorin e Barcelonës Pedri i cili shkëlqeu në Euro 2020 me Spanjën dhe spikati në vitin e fundit me blaugranat.

Pedri mposhti konkurencën e emrave si Jude Bellingham i Borussia Dortmund, Mason Greenëood i Manchester United apo edhe Nuno Mendes i PSG dhe Jamal Musiala i Bayernit. Pas fitores së çmimeve Pedri bëri shumë falenderime duke u shfaqur shumë i lumtur.

Ceremonia e "Topit të Artë"/ Talenti i Barçës