SPORT, 29 Nëntor 2021, 17:52

Pak orë para ceremonisë së ”Topit të Artë”, Mesi arkëton një tjetër trofe

Pak orë para ceremonisë së ”Topit të Artë”,

Pak orë para ceremonisë së ‘’Topit të Artë’’, ylli argjentinas Leo Mesi mori çmimin ‘’Pichichi’’ të tetë në karrierë, çmim ky që jepet nga gazeta spanjolle MARCA. 

Një çmim historik për Mesin pasi ka fituar një sasi rekord prej tyre dhe me shumë mundësi është i fundit në karrierën e tij. Vet drejtori i gazetës spanjolle Huan Ignjacio udhëtoi drejt Parisit me një delegacion të gazetës për t’i dhuruar pleshtit trofeun e golashënuesit më të mire të La Liga-s.

‘’Faleminderit shumë që erdhët në Paris, nuk e di nëse do të shohim dikë që më kalon mua, por mund të them vetëm se është nder të jesh në historia e La Liga-s spanjolle. Është çmenduri të kalosh Zarran dhe në fund arrita ta kapërcej atë. Unë jam shumë mirënjohës”, ishin fjalët e Lionel Mesit.