SPORT, 29 Nëntor 2021, 16:25

Video/ Goli më i bukur i vitit, FIFA publikon nominimet për çmimin "Puscas"

Video/ Goli më i bukur i vitit, FIFA publikon nominimet për

FIFA ka publikuar pasditen e sotme 11 golat që do të garojnë për çmimin "Puscas", ose goli më i bukur i vitit 2021.

Me publikimin e videos, është hapur zyrtarisht edhe votimi, ndërkohë që fituesi i këtij çmimi do të zbulohet në ceremoninë gala të planifikuar për më 17 janar të vitit të ardhshëm.

Goli i Patrick Schick, shënuar në Kampionatin Europian ndaj Skocisë dhe ai i austriakut Valentino Lazaro shënuar ndaj Bayer Leverkusenit, kur luante te Mynchengladbach në Bundesligë, janë edhe favoritët kryesorë për të fituar këtë çmim prestigjoz.

Kandidatët:
 Luis Díaz
 Gauthier Hein
 Érik Lamela
 Valentino Lazaro
 Riyad Mahrez
 Sandra Owusu-Ansah
 Vangelis Pavlidis
 Daniela Sánchez
 Patrik Schick
 Mehdi Taremi
 Caroline Weir