TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Holanda është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Euro 2024, teksa ka mposhtur me përmbysje 2-1 Turqinë në një sfidë tepër të luftuar në “Olympiastadion” të Berlinit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e papritur, 1-0 për Turqinë. Në minutën e 36-të pas një krosi në zonë Aykadin gjuan saktë me kokë, duke kaluar turqit në avantazh.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, teksa në të dytën, në minutën e 70-të Holanda barazon me mbrojtësin De Vrij. “Tulipanët” marrin zemër nga ky gol dhe arrijnë të përmbysin rezultatin, me Gakpo që shënon për 2-1 në të 76’.
Turqia pati disa raste për barazim, por ishte e pafat. Holanda pret kështu biletën e gjysmëfinales, ku do të përballet me Anglinë.