SPORT, 6 Korrik 2024, 20:42

Anglia eliminon Zvicrën mes vuajtjeve, “Tre Luanët” në gjysmëfinale

Anglia eliminon Zvicrën mes vuajtjeve, “Tre Luanët”

Anglia është gjysmëfinalistja e Europianit pasi eliminoi me penallti Zvicrën, në një ndeshje ku vuajti për 120 minuta.

45 minutat e para u mbyllën në një barazim pa gola me skuadrat që ndryshe nga fazat e mëparshme tashmë janë shumë më të kujdesshme.

Ndërkohë në pjesën e dytë vjen surpriza, pikërisht në minutën e 75-të, Embolo kalon skuadrën helvete në avantazh duke shokuar skuadrën e Southgate që konsiderohet si pretendente jo vetëm për takimin por edhe për trofeun.

Dhe shumë pak zgjat avantazhi, pasi Anglia rikthen baraspeshën me Saka vetëm 5 minuta më pas dhe kanë mbetur tashmë 10 minuta lojë nga koha e rregullt.

Dhe ato dhjetë minuta sëbashku me shtesën rezultuan shumë të kujdesshme me skuadrat që tashmë do t’i drejtohen kohës shtesë për të zgjidhur çështjen e fituesit.

Edhe në dy pjesët nga 15 minuta nuk arriti asnjëra nga skuadrat që të shënojë edhe pse Zvicra i pati rastet e saj nga hapësirat e lëna bosh nga Anglia e hedhur e tëra në sulm. Ndërkohë në gjuajtën e penalltive ishte Akanxhi ai që humbi nga lojtarët zviceran.

Tashmë ata do të presin fituesin e çiftit të mbrëmjes Holandë Turqi për të mësuar kundërshtarin e ardhshëm.

ANGLI-ZVICËR 1-1

80′ Saka / 75′ Embolo

PENALLTITË 5-3

Gjuan Aleksandër-Arnold, shënon. Angli-Zvicër 4-3

Gjuan Amdouni, shënon. Angli-Zvicër 4-5

Gjuan Tonej, shënon. Angli-Zvicër 4-2

Gjuan Shaqiri, shënon. Angli-Zvicër 3-2

Gjuan Saka, shënon. Angli-Zvicër 3-1

Gjuan Shar, shënon. Angli-Zvicër 2-1

Gjuan Bellingam, shënon. Angli-Zvicër 2-0

Gjuan Akanzhi, pret Pikford. Angli-Zvicër 1-0

Gjuan Palmer, shënon. Angli-Zvicër 1-0.