SPORT, 6 Korrik 2024, 22:35

Spektakël në “Olympiastadion”, Holanda përmbys Turqinë për gjashtë minuta

Spektakël në “Olympiastadion”, Holanda përmbys

Pas shumë e shumë përpjekjesh, Holanda ka arritur të përmbysë shifrat ndaj Turqisë.

Fillimisht një krosim perfekt në zonë kapet në mënyrën më të mirë të mundshme nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Stephan de Vrij, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje perfekte për të barazuar rezultatin në minutën e 70-të.

Përmbysja e shifrave erdhi vetëm gjashtë minuta më pas. Nga një rrëmujë në zonën e turqve kë përfituar më së miri lojtari i Liverpool, Codi Gakpo, i cili me një goditje të lehtë mposht portierin Gunok.