TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me një staf të ri drejtues, Bayern Munich vijon punën për të ndërtuar ekipin e ri. Jo vetëm Harry Kane, gjigandët gjerman kërkojnë një tjetër lojtar nga Premier League. Gjithnjë sipas Bild: Tuchel i ka sugjeruar stafit drejtues emrin e Kyle Walker. Anësori anglez u përzgjodh nga UEFA në formacionin e vitit në Champions League, por në finale Walker e nisi nga stoli, në sytë e Pep Guardiolas nuk është i paprekshëm.
Jo vetëm merkato në hyrje, Bayern rrezikon të humbasë titullarë gjatë merkatos së verës. E përditshmja gjermane shton se Lucas Hernandez po afrohet gjithnjë e më shumë me PSG. Drejtuesit e klubit francez kanë vendosur kontaktet e para me Bayern Munich. Nuk ka ende një ofertë zyrtare, por Bayern ia ka bërë të qartë se Hernandez nuk largohet pa 50 milionë euro, pavarësisht se i përfundon kontrata në 2024.