TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Chelsea është mjaft aktiv në merkaton e transferimeve, teksa të shumtë kanë qenë lojtarët që janë larguar nga Londra. Kjo ka bërë që në skuadër të ketë shumë boshllëqe dhe trajneri i Bluve, Mauricio Pochettino ka bërë thirrje për disa prurje.
“Çfarë mendoni? Është e qartë se çdo trajner do të donte të mbyllte skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse është e mundur, sillni lojtarët këtu në SHBA. Nëse jo, nuk është problem. Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë në këtë proces për të përmirësuar skuadrën.
Drejtorët sportivë, bordi po punojnë shumë për të sjellë njerëzit e duhur, lojtarët dhe profilin e duhur në skuadër. Jam shumë i lumtur në mënyrën se si ata po punojnë” – Tha ai.