TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se këto janë ditët e fundit të Kilian Mbapesë tek PSG-ja. Arsyeja është bërë përjashtimi i tij nga turneu parasezonal në Japoni.
Muajin e kaluar, ai e informoi klubin se nuk do të rinovonte kontratën dhe për t’u larguar verën tjetër si një transferim i lirë.
Megjithatë, PSG-ja tani do të dëgjojë ofertat për 24-vjeçarin pasi presidenti Naser Al-Khelaifi insistoi që ylli duhet të rinovojë kontratën ose do ta nxjerrin në shitje.
Parizienët ndjehen të tradhtuar pasi besojnë se futbollisti ka rënë dakord tashmë për një transferim falas me Real Madridin.