TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Telenovela e lidhur me të ardhmen e Harry Kane vazhdon, me fundin e serive që duket ende shumë larg. Prej disa kohësh, qendërsulmuesi i Tottenhamit është në “lupën” e Bayern Munich, i cili duket se e ka bindur lojtarin, por gjen rezistencë të madhe nga klubi londinez.
Spurs, në fakt, kanë refuzuar ofertën e parë nga bavarezët të gatshëm të shpenzojnë 70 milionë për të sjellë Kane në “Allianz Arena”.
Pavarësisht kësaj përgjigje negative, Bayern nuk po dorëzohet dhe duket se kampionët e Gjermanisë besojnë shumë se do të ketë një fund të lumtur mes palëve.
Sipas raportimeve të Bild, Bayern është gati të arrijë edhe shifrën e 100 milionë-ve, vetëm e vetëm që transferimi të kryhet. Kjo shifër mund të tundojë Tottenham, çka do bënte që klubi i Premier League të dorëzohet.