SPORT, 22 Korrik 2023, 11:07

PSG në “ndjekje” të Bernardo Silva, City nuk pranon më pak se 100 milionë euro

PSG në “ndjekje” të Bernardo Silva, City nuk pranon

Prej kohësh tashmë “gjigandët” francezë të PSG e kanë shfaqur dëshirën për të transferuar në “Parc des Princes”, “fantazistin” e “qytetarëve” të Manchester City, Bernardo Silva, teksa kanë bërë dhe ofertën e parë zyrtare prej 42 milionë eurosh, mirëpo kjo duket se nuk mjafton.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, bordi i PSG dëshirontë të përfshinte në marrëveshje dhe kartonat e dy lojtarëve, Marco Verratti e Gianluigi Donnarumma, megjithatë pavarësisht ofertës tunduese, në “Etihad” nuk pranojnë më pak se 100 milionë euro për kartonin e portugezit, por PSG nuk dëshiron të paguajë aq shumë.

Në krahun tjetër, nëse Bernardo Silva i jep fund “aventurës” së tij, te kampionët e Evropës, atëherë e gjithë “vëmendja” e “qytetarëve” në këtë merkato vere do të shkonte drejt “arkitektit” italin të mesfushës, Nicolo Barella.