SPORT, 23 Nëntor 2022, 16:08

Tjetër surprizë në Botëror, Japonia gjunjëzon Gjermaninë

Tjetër surprizë në Botëror, Japonia gjunjëzon

Ashtu si Argjentina ditësh e djeshme dhe Gjermania dështoi të fitojë ndeshjen e parë debutese të “Katar 2022”, përballë Japonisë, me ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Japonezët u hodhën në sulm të parë madje arritën të shënonin që në minutën e 8’, por goli u anulua pasi u realizua në pozicion të parregullt. Kaq do të mjaftonte për të nisur dominimin e “pancerave”, të cilët arritën të zhbllokonin sfidën në minutën e 33-të të ndeshjes, pas një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi nga Ilkay Gundogan.

Pas shënimit të golit të parë dominimi gjerman vazhdoi me Kai Havertz (45'), i cili gjeti rrugën e rrjetës por ashtu si goli i parë i ndeshjes dhe ai u anulua për pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit.

Tjetër surprizë në Botëror, Japonia gjunjëzon

Pas një kontroll loje të vazhdueshëm nga Gjermania, japonezët arritën të gjenin golin e baraspëshës me të sapo futurin në lojë Ritsu Doan, në minutën e 75’ dhe vetëm tetë minuta më vonë, në të 83’, Takumi Asano përmbysi komplet rezultatin duke iu dhënë tifozëve japonezë një “surprizë” fantastike në ndeshjen e tyre debutuese të këtij Botërori.

Tjetër surprizë në Botëror, Japonia gjunjëzon