TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skuadra e Gjermanisë gjeti një zgjidhje origjinale, për të protestuar ndaj FIFA-s në lidhje me ndalimin në Botërorin e Katarit, të mbajtjes së shiritit të kapitenit ku duhej të shkruhej "One Love", si një shenjë mbështjetje ndaj diversitetit dhe respektit reciprok.
Gjermania dhe gjashtë ekipet e tjera evropiane që donin të jepnin shembull për të drejtat e njeriut me iniciativën në Kupën e Botës u dorëzuan nën presionin e FIFA-s dhe deklaruan heqjen dorë, nga mbajtja e shiritit.
Por, lojtarët e skuadrës gjermane në foton zyrtare para fillimit të ndeshjes me Japoninë, mbyllë gojën në shenjë proteste të censurës së FIFA-s.
Gjithsesi, gjatë hyrjes së skuadrës, kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer, kishte gjysmë të fshehur nën mëngë shiritin ku shkruhej "Jo diskriminim".
Faqja zyrtare e Ekipit Kombëtar të Gjermanisë shpjegoi gjestin përmes një mesazhi në Twitter: “Me shiritin e kapitenit tonë, ne donim të jepnim një shembull për vlerat që jetojmë në ekipin kombëtar: diversitetin dhe respektin reciprok. Jini me zë të lartë së bashku me kombet e tjera. Nuk bëhet fjalë për një mesazh politik: të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të jetë e qartë. Fatkeqësisht ende nuk është. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na ndalosh nga fasha është si të na ndalosh gojën. Qëndrimi ynë qëndron.”
Wir wollten mit unserer Kapitänsbinde ein Zeichen setzen für Werte, die wir in der Nationalmannschaft leben: Vielfalt und gegenseitiger Respekt. Gemeinsam mit anderen Nationen laut sein. Es geht dabei nicht um eine politische Botschaft: Menschenrechte sind nicht verhandelbar. 1/2 pic.twitter.com/v9ngfv0ShW
— DFB-Team (@DFB_Team) November 23, 2022