SPORT, 22 Nëntor 2022, 18:57

Mançester Junatid ndërpret kontratën me Kristiano Ronaldon

Mançester Junatid ndërpret kontratën me Kristiano Ronaldon

Mançester Junatid ka ndërprerë kontratën me Kristiano Ronaldon.

Klubi ka njoftuar se sulmuesi portugez largohet nga skuadra menjëherë pas prishjes së marrëveshjes me pëlqim të dyanshëm.

Më herët, futbollisti 37-vjeçar ka dhënë një intervistë në të cilën ka kritikuar drejtimin e Mançester Junatid dhe trajnerin Erik ten Hag.

Ronaldo shënoi 145 gola në 346 ndeshje në dy periudha për Mançester Junatid