SPORT, 1 Shkurt 2023, 22:16

Natë zhgënjyese për Kylian Mbappe, humbet dy penallti dhe më pas dëmtohet (PAMJET)

Natë zhgënjyese për Kylian Mbappe, humbet dy penallti dhe më

Kylian Mbappe luajti një nga ndeshjet më të këqija të karrierës së tij të mërkurën mbrëma. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dështoi të shënojë një penallti në minutën e tetë të ndeshjes së Ligue 1 ndaj Montpellier.

Goditja nga pika e Mbappe u prit nga Benjamin Lecomte, por pas një rishikimi me VAR  u vendos të përsëritej 11-metërshi pasi portieri kishte lëvizur nga vija e bardhë.

Lecomte më pas shpëtoi edhe tentativën e dytë të të Mbappe, me topin që shkon në shtyllë. Nuk mbaruan të këqijat për yllin francez këtu, pasi u dëmtua në minutën e 22-të dhe u detyrua të linte fushën e lojës.