SPORT, 8 Maj 2024, 15:59

“The Special One” e tregon: Refuzova Portugalinë për të qëndruar te Roma, gabim i madh

“The Special One” e tregon: Refuzova Portugalinë për

Trajneri i njohur, Jose Morinho u shpreh se është penduar që ka refuzuar stolin e Portugalisë në kohën kur ishte te Roma. “Cilën kombëtare do ta drejtonit? Është normale, Portugalinë. Kam pasur rastin të shkoj atje dy herë, por ofertat nuk erdhën në kohën e duhur për mua.

U emocionova kur nuk pranova ofertën e fundit, sepse unë vendosa të qëndroj te Roma dhe mendoj se kam bërë një gabim sepse tani Portugalia ka një ekip fantastik, një nga më të mirët” -zbuloi Mou.

“Dy finalet me Romën ishin më të vështirat për t’u arritur, ndoshta edhe Europa League me Manchester United ishte shumë e vështirë sepse ishin dy skuadra që kur erdha unë ishin në një situatë shumë të vështirë” – shtoi “Special One”.