SPORT, 7 Maj 2024, 16:58

E ardhmja në pikëpyetje/ Vera e “divorcit”, Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve

E ardhmja në pikëpyetje/ Vera e “divorcit”, Broja dhe

Armando Broja po mendon seriozisht të ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit. Pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, sulmuesi shqiptar e ka kuptuar se te Blutë e Londrës te gjesh hapësira është një mision i vështirë.

Aktualisht Broja luan te Fulham si i huazuar dhe do të kthehet te Chelsea në verë, por si duket vetëm përkohësisht.

Për lojtarin e Kombëtares ka interes nga klube të ndryshme, por duhen parë me detaje ofertat, të cilat për të bindur gjigandët anglez, duhet të jenë të kënaqshme.