SPORT, 7 Maj 2024, 15:16

Pasuesi i Piolit, ish-lojtari i Milanit, Van Bommel kandidat për pankinën e kuqezinjve

Pasuesi i Piolit, ish-lojtari i Milanit, Van Bommel kandidat për

Një nga opsionet e konsideruara nga Milani për pankinën është ai Mark van Bommel, trajner i Antwerp-it që udhëhoqi ekipin për të fituar kampionatin vitin e kaluar. Kuqezinjtë e pëlqejnë Van Bommel për vetë faktin se e njeh mirë ambientin, pasi më parë ka qenë lojtar i tyre.

Për teknikun në fjalë ka interesim edhe nga Eredivisie, ku Feyenoord është në kërkim të një zëvendësuesi për Arne Slot, pasi ky i fundit mund të pasojë Klopp te Liverpool. Pikërisisht për këtë arsye, te Milan duhet të nxitojnë pasi nuk ka kohë për të humbur.

Megjithatë, ka edhe disa kandidatë të tjerë që po vlerësohen nga drejtuesit e klubit nga Milano. Pista Julen Lopetegui duket e rënë,  një hipoteze konkrete mbetet Paulo Fonseca i Lille  Sergio Conceicao i Portos.