SPORT, 7 Maj 2024, 23:00

Dortmundi “fluturon” në finalen e Champions-it, PSG-ja godet 4 herë shtyllën në pjesën e dytë

Dortmundi “fluturon” në finalen e Champions-it, PSG-ja godet 4

Mbremje magjike, Borusia e Dortmundit është zyrtarisht finalistja e parë e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjermane mposhti me rezultatin 0-1, PSG-në në duelin e kthimit, duke siguruar kështu “biletën” për në finalen e madhe.  

Verdhezinjtë triumfuan edhe në sfidën e parë në shtëpi me rezultatin 1-0, duke e merituar plotësisht suksesin. 

Për sa i përket sfidës së mbrëmjes së sotme, vlen të theksohet fakti se PSG-ja e Luis Enrikes, goditi plot 4 herë shtyllën në pjesën e dytë, pa arritur të shkojë te goli.

FT PSG-BORUSIA DORTMUND 0-1

Humels 50′.