TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit, një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Spartës së Pragës, në merkaton e verës, bëhet fjalë për sulmuesi shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmani.
Sipas asaj që raporton mediumi çek dznes.cz, Sparta do të ishte e gatshme që të ofrojë plotë 2.5 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit.
Në 23 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni me Rapidin, sulmuesi 23-vjeçar ka qenë autor i 17 golave të shënuar, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.