TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çelsi nuk ka arritur të sigurojë një lëvizje për Rahim Sterling para fundit të merkatos verore. Lojtari anglez ka edhe dy sezone kontratë me blutë e Londrës e ajo që është më interesantja është fakti, se bëhet fjalë për lojtarin më të paguar të ekipit, duke u paguar me 300 mijë sterlina në javë.
Futbollisti anglez, që u largua nga Siti para tri vitesh drejt Çelsit – përkundër bujës së madhe me të cilën kaloi në “Stamford Brixh” – gjërat nuk i shkuan siç pritej. Kalimi i tij te skuadra londineze kishte kushtuar 47.5 milionë sterlina, megjithatë, forma jo e mirë përgjatë viteve, dhe huazimi pa rezultate të mira te Arsenali në sezonin e kaluar, bënë që lojtari të mbetet në ‘qorrsokak’.
Përveçse klubi i tij aktual nuk e llogarit, po ashtu për të nuk po shfaqin interesim as klube nga liga më të dobëta, si ajo e SHBA-ve, Turqisë e Arabisë Saudite. Lojtari ka edhe dy vjet kontratë me blutë dhe paga prej 300 mijë sterlinash në javë është goxha barrë për dy herë kampionin e Evropës, të cilët nuk dijnë më se çfare të bëjnë. Mareska bëri jo pak përforcime gjatë kësaj merkatoje verore, duke marrë lojtarët që i duheshin, duke mos e përfshirë asnjëherë Sterling.