TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u ankua një muaj më parë për kalendarin e përballjes me Liverpulin në 1/8-at e Kupës së Ligës vetëm 3 ditë pas përfundimit të Botërorit në Katar.
“Qytetarët” do të presin skuadrën e Jyrgen Klopit nesër në “Etihad” në orën 21:00, një ndeshje për të cilën trajneri i kampionëve të Anglisë ironizoi muajin e shkuar:
“Klop do të luajë si mbrojtës i majtë dhe unë do të luaj si mesfushor shkatërrues. Kjo është strategjia ime. Nuk e di sesa lojtarë do të ketë Liverpuli dhe nuk e di sesa lojtarë do të kemi ne. Unë di që Mahrez, Haland, Gomez, Ljuis dhe pjesa tjetër e njerëzve nuk do të shkojnë në Kupën e Botës. Por siç e thashë më parë, disa do të shkojnë në fazat e mëvonshme të Botërorit dhe disa jo, kështu që do të varet shumë prej kësaj”.